Recomienda este artículo a tus amigos:
Plaku I Butkës Sabri Godo Albanian edition
Plaku I Butkës
Sabri Godo
Jeta e patriotit te shquar Sali Butka ne penen e shkrimtarit Sabri Godo
Komente mbi librin
"Sabri Godo i ka studiuar me kujdes kujtimet e patriotit Sali Butka, kujtimet e bashkëkohësve të tij, dokumentat arkivale dhe i ka paraqitur ato në një formë tërheqëse letrare dhe me dashurinë e thellë të një qytetari që e ndjen për detyrë dhe e quan për nder t'ia bëjë të njohur të gjithë popullit veprën e një patrioti të shquar... Jeta dhe veprimtaria e Sali Butkës gërshetohet me ngjajet më të rëndësishme të lëvizjes sonë kombëtare e demokratike të çerekut të parë të shekullit të njëzetë.
Ata që e njohin mirë e nga afër Sali Butkën, që e shikojnë veprimtarinë e tij nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë kombëtare gjatë pushtimit turk e në vitet 1912 ? 1920, si dhe nën prizmin e detyrave të lëvizjes sonë demokratike në vitet 1920 ? 1924 e vënë patriotin e shquar në radhën e atyre që shkrinë gjithë jetën për lirinë e pavarësinë e atdheut. Një kontribut të rëndësishëm në këtë drejtim jep edhe kjo vepër e Sabri Godos."
Prof. Stefanaq Pollo
"Romanet historike të Godos... u bënë letërsi klasike për këtë lloj zhanri të letërsisë shqiptare. Dituria dhe njohuritë e tij të vlerësuara buronin kryesisht nga leximi i shumtë në fusha të tilla si historia, letërsia, filozofia, shkencat politike, feja dhe folklori. Diapazoni i madh i diturisë së tij është i dukshëm në shkrimet e tij, intervistat në media dhe nga aktiviteti politik. Ata që kanë pasur fatin ta njohin Sabriun gjithashtu vlerësonin mençurinë e tij, sharmin dhe talentin e tij si tregimtar."
Prof. Nicholas Pano
"Sabri Godo ishte burri rilindës i Shqipërisë së shekullit të njëzet e një, një studiues i mirënjohur, një politikan aktiv, një patriot i zjarrtë dhe një zotëri i nderuar. Si intelektual ai kishte një kuptim të thellë të rëndësisë së historisë dhe traditës në formimin e kombit. Mes sherrit të klasës politike shqiptare, ai ishte shpesh zëri i arsyes dhe i kompromisit, duke shërbyer si vetëdija e shtetit.
Ai e vlerëson artin delikat të politikës, i kundërshton fjalimet e mbushura me urrejtje dhe brutalitet, që duket se e kanë shoqëruar shpesh botën politike bashkëkohore shqiptare. Por ai është edhe një mbrojtës energjik dhe elokuent i të drejtave dhe interesave të shqiptarëve kudo që gjenden. Të gjithë shqiptarët, si edhe ne që ndodhemi jashtë Shqipërisë dhe shqetësohemi thellësisht për të ardhmen e saj, ikja e tij na la si të shkretë."
Prof. Bernd J. Fischer
| Medios de comunicación | Libros Paperback Book (Libro con tapa blanda y lomo encolado) |
| Publicado | 4 de septiembre de 2014 |
| ISBN13 | 9789995680947 |
| Editores | TIRANA TIMES - Thnegel, Ltd |
| Páginas | 334 |
| Dimensiones | 140 × 216 × 19 mm · 426 g |
| Lengua | Albanian |
Ver todo de Sabri Godo ( Ej. Paperback Book )