Recomienda este artículo a tus amigos:
Poezia eshte grua Shyhrete Kurti-Musa
Poezia eshte grua
Shyhrete Kurti-Musa
Vëllim me poezi nga poetja kosovare, Shuki, (Shyhrete Kurti-Musa) që aktualisht jeton në Zvicër. Ky është libri i saj i parë. Vëllimi ka 78 poezi në shqip dhe frëngjisht, të përkthyera nga Erih Ahmetaj.
"Ndonjëherë e kemi të vështirë të themi me saktësi se çka në të vërtetë e bën të bukur e të fuqishëm një tekst lirik. Mes figuracionit, thellësisë meditative, koloritetit, harmonisë kompozicionale, muzikalitetit apo edhe ndonjë veçorie tjetër letrare. Leximi i librave poetikë si ky që ka në dorë lexuesi, pos që të dhurojnë emocione të veçanta, edhe më shumë të përforcojnë bindjen e hershme se poezia nuk është rastësisht edhe e magjishme, edhe mbretërore.
Ndonëse është libri i saj i parë, autorja befason këndshëm posaçërisht me estetikën ligjërimore, peizazhin, por edhe me frymën e saj. Raporti lirik për të ndërtuar shtëpinë prej shpirti, që në dukje të parë ka fatin gati si të letrave të shkruara e të padërguara, na shfaqet më triumfal, sepse poezia është edhe aromë gruaje që ndez, edhe një diell tjetër..."
Bujar Salihu, poet
| Medios de comunicación | Libros Paperback Book (Libro con tapa blanda y lomo encolado) |
| Publicado | 1 de julio de 2021 |
| ISBN13 | 9789928324191 |
| Editores | Rl Books |
| Páginas | 122 |
| Dimensiones | 127 × 203 × 7 mm · 140 g |
| Lengua | Albanian |